Kumbaro: Presim më shumë turistë të huaj sesa vitin e kaluar

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 14:13 | Politikë
Kumbaro: Presim më shumë turistë të huaj sesa vitin e kaluar

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, në një lidhje direkte me studion e “Ditarit”, në A2 CNN, deklaroi se këtë vit, në vendin tonë, do të ketë më shumë vizitorë të huaj sesa viti i kaluar.

“Viti i kaluar ishte rekord, me 7,5 milionë vizitorë të huaj. Ky trend, i cili për disa destinacione që na furnizojnë me turistë vjen disa herë në rritje, tregon se viti 2023 do të jetë edhe më i mirë. Besoj se do të shkojë minimumi në 8 milionë vizitorë. Por, më shumë sesa të bëjmë parashikime për numrin e vizitorëve, të dhënat e operatorëve privatë referojnë për mbi 83% të kapaciteteve të rezervuara”, tha ministrja.

Në lidhje me turistët elitarë, Kumbaro u shpreh: “Turizmi i qëndrueshëm dhe i përgjegjshëm tërheq turistët elitarë. Pikësynimi ynë është që ky turizëm të mos jetë më njerëz që thjesht kalojnë në vendin tonë dhe nuk shpenzojnë”.

“Synojmë të rrisim tregun aziatik me dy projekte dhe synojmë të rrisim shumë edhe turizmin francez. Edhe Gjermania do të ketë një prurje shumë të lartë”, shtoi Kumbaro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos