Hapja e dosjeve, Alibeaj takim me intelektualë: Nuk është çështje politike, por publike

Nga A2 CNN
25 Tetor 2022, 13:41 | Politikë
Hapja e dosjeve, Alibeaj takim me intelektualë: Nuk është

Pasi miratoi ligjin për hapjen e dosjeve duke bashkuar votat me socialistët, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka zhvilluar një takim me intelektualë në kryesinë e Kuvendit, duke i sqaruar ligjin dhe amendamentet që PD-ja ka propozuar para se të bëhej votimi në seancë plenare.

“Një gjë është të hapësh dosjet, një gjë tjetër është t’i japësh zgjidhje pikëpyetjes së madhe, po me persekutorët çfarë duhet të ndodhë. Sa legjitimitet publik ka kur njerëz kanë qenë persekutor dikur, të jenë sot në postet më të larta politike dhe sidomos në administratën shtetërore. Ata nuk duhet të jenë më në administratë, pra njerëz që vërtetohet se kanë qenë anëtarë të ish-sigurimit të shtetit. Çështje të tilla si ligji i lustracionit të mos bien asnjëherë në kurthin e vogël të debatit politik të ditës. Janë çështje publike që i përkasin shoqërisë. Duhet të kujtojmë të shkuarën, çfarë ka ndodhur. Të njohim vetveten, të kuptojmë ç’ka qenë e drejtë dhe e gabuar. Shoqëria shqiptare do të duhet të rikthehet në disa vlera reale se ç’është dhimbja, ç’është shteti i së drejtës, prandaj jemi në tranzicion dhe të çoroditur. A jemi në një parti që duhet të përqafojë vlerat e Perëndimit? Të qartë në idetë tona. Nuk ua them dot nëse do t’i arrijmë apo jo. Kemi bërë një gjysmë hapi të vogël. Presim që të miratohen edhe amendamentet e tjera”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos