
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje për vendimin për të marrë pjesë në zgjedhjet në Shqipëri.
Ai thekson se të tjerët, këtë do ta shohin si një hile dhe mundësi për të kthyer skenarët e vjetër për ndarjen e vendit.
“E pakta, kjo mund të konsiderohet si një lloj pafuqie për t’u përballur me integrimin e patjetërsueshëm të veriut të vendit”, shkruan Haradinaj në një status në Facebook.
Ai kritikon edhe qasjen e partisë fituese të zgjedhjeve të parakohëshme në Kosovë për dialogun me Serbinë. Kreu i AAK-së e konsideron të rrezikshme idenë e një dialogu të brendshëm vetëm me përfaqësues të minoriteteve të papërfaqësuar në parlament.
Haradinaj e konsideron këtë një sinjal të keq për karakterin unitar të Kosovës dhe kërkon që të respektohet kushtetuta dhe të ruhet sovraniteti dhe integriteti i vendit. (A2 Televizion)