
Provinca Xinjiang në Kinë është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.8 i shkallës rihter.
Tërmeti ishte me një thellësi prej 10 kilometrash, ndërsa nga të dhënat e para, sipas mediave vendase, nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.
Kina ndodhet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik. Provinca Sichuan u godit nga një tërmet me magnitudë 8 i shkallës rihter në vitin 2008, i cili i mori jetën më shumë se 70 mijë personave. (A2 Televizion)