Lufta civile në Libi, liderët botërorë diskutojnë në Berlin

Nga A2 CNN
19 Janar 2020, 15:07 | Bota
Lufta civile në Libi, liderët botërorë diskutojnë

Arritja e një armëpushimi të qëndrueshëm në Libi është në fokus të samitit njëditor në Berlin të Gjermanisë, ku po marrin pjesë udhëheqës nga e gjithë bota.

Në tryezën e bisedimeve janë edhe palët rivale në Libi; të përfshira në një luftë civile që shkaktuar mijëra viktima e të shpërngulur.

Vendi është mbërthyer nga trazirat që prej rrëzimit nga pushteti të Muamar Gadafit. Gjenerali i ushtrisë kombëtare libiane Khalifa Haftar kontrollon zonën lindore dhe ka nisur një ofensivë kundër qeverisë së Tripolit të drejtuar nga Fayez al-Serraj.

Udhëheqësit botërore, që mbështesin palë të ndryshme në konflikt, do të kërkojnë vendosjen e sanksioneve kundër atyre që do të shkelin armëpushimin. Rusia dhe Turqia negociuan një ujdi për reshtjen e luftimeve një javë më parë, por ajo rezistoi vetëm pak ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos