
Drafti i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe i Ministrisë së Drejtësisë për hartën e re gjyqësore duke shkrirë një numër të konsiderueshme të Gjykatave të Shkallës së Parë, Apelit dhe Administratives, ka ngjallur reagimet e avokatëve mbrojtës që përfaqësojnë interesat e klientëve të tyre.
Sipas hartës së re gjyqësore, çdo qark do të ketë një Gjykatë të Shkallës së Parë, ndërsa për të gjithë vendin shkrihen Gjykatat e Apelit dhe Administratives, të cilat zhvendosen në Tiranë.
Qytetarët që jetojnë në qytetet më të largëta me Tiranën janë ata që do ta ndjejnë më shumë efektet negative të hartës së re gjyqësore dhe këtë e pohon edhe avokati Apollon Harxhi, i cili ushtron aktivitetin e tij në qytetin e Shkodrës.
Avokati jep edhe opsionin e tij se si do të ishte më pak e kushtueshme për qytetarët, ndarja e re gjyqësore.
Reagime të tilla kanë patur edhe avokatë nga jugu dhe juglindja e vendit, ku përveç shtimit të kostove, ndarja e re gjyqësore e vendit pritet të shkaktojë edhe vonesa të shumta në shqyrtimin e çështjeve. (A2 Televizion)