Hedh votën kryebashkiaku Veliaj: Vota është më e fortë se plumbat

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 10:26 | Politikë
Hedh votën kryebashkiaku Veliaj: Vota është më e fortë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka votuar mëngjesin e sotëm, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Pasi hodhi votën, qytetari i parë i Tiranës tha në një deklaratë për mediat, se vota është më e fortë se plumbat dhe dhuna.

"Kam besuar se shumica e njerëzve e do qytetarinë, nuk e do dhunën, nuk do sherrin, nuk do rrëmujën, do familjen, respekton qytetin e tij. Kemi mundësinë që sot ta përfundojmë mirë historinë e zgjedhjeve. Unë dhe Ajola jemi shumë të lumtur që shohim familje të kapur prej duarsh, burra e gra që po votojnë sot si të ishte një ditë vere. Edhe ne do ta trajtojmë si një ditë feste, si me qenë Dita e Verës. Abraham Lincoln e thoshte shumë bukur, vota është më e fortë se plumbat, vota është më e fortë se dhuna, vota është më e fortë se zhurma. Nëse na kanë lodhur plumbat, rrëmuja, me një votë kemi mundësi t'i fashisim të gjitha këto nga historia dhe të ecim përpara. Vota është më e fortë se plumbat dhe çdo lloj dhune’", u shpreh Veliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos