Voton ish-kryeministri Berisha: Me gjithë përpjekjet antiligjore, votimi po ecën i sigurt drejt fitores

Nga A2 CNN
25 Prill 2021, 10:13 | Politikë
Voton ish-kryeministri Berisha: Me gjithë përpjekjet antiligjore,

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka votuar mëngjesin e sotëm në shkollën “Kosova”.

I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Liri Berisha, ish-kreu i Partisë Demokratike ka apeluar që qytetarët të votojnë për të ardhmen dhe familjet e tyre.

“Fitorja ka fytyrën dhe bukurinë e kësaj dite të bekuar. Ftoj me këtë rast çdo qytetar, të firmosë ditën e sotme një fitore madhështore për Shqipërinë dhe shqiptarët. Të votojë për sakrificat e tij, për familjen, për fëmijët, për nipërit, për emigrantët që një regjim në largim i bllokoi, iu shpiku karantinën si një mjet politik për të mos lejuar votën e tyre.

Të votojë për të gjithë ata që i thonë lirisë, liri dhe Shqipërisë, Shqipëri. Rroftë fitorja! Deri tani votimi po ecën i sigurt drejt fitores, me gjithë përpjekjet e përpëlitjet antiligjore të pamoral të ikanakëve. Fitorja po bëhet çdo sekondë, çdo minutë më e madhe e më e fuqishme”, deklaroi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos