Sekuestrohen rreth 40 mijë franga në portin e Durrësit

Nga A2 CNN
21 Korrik 2023, 10:37 | Kronikë

Një shumë e konsiderueshme parash të padeklaruara në doganë janë sekuestruar nga policia kufitare në portin e Durrësit.

Blutë kanë sekuestruar 39.310 franga zvicerane dhe 625 euro që ishin fshehur nga një 38-vjeçar në automjetin e tij, me qëllim mosdeklarimin e tyre konform ligjit.

Është organizuar dhe finalizuar faza e dytë e operacionit policor të koduar “Destinacioni".

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë Kufitare kaluan në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, automjetin që drejtohej nga shtetasi A. S., në të cilin, shërbimet e Policisë gjetën 39 310 franga zvicerane dhe 625 euro, të cilat shtetasi A. S. tentoi t’i kalonte pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shuma totale e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa për drejtuesin e automjetit, shtetasin A. S., 38 vjeç, banues në Zvicër, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

Njoftimi i policisë

A2 CNN Livestream

Latest Videos