
Botuesi dhe gazetari Henri Çili ka mohuar akuzat se ka ndërhyrë në Gjykatën e Lartë për uljen e dënimit ndaj Arbion Alikos, personit që akuzohet për vrasjen e efektivit të RENEA-s, 5 vite më parë, gjatë operacionit antikanabis në Lazarat.
Burime pranë grupit hetimor thanë për A2 se Çili u ka thënë oficerëve të Policisë Gjyqësore të Gjirokastrës se nuk ka lidhje me këtë histori.
Sipas pronarit të universitetit privat, akuzat janë të manipuluara dhe së shpejti do të provojë pafajësinë. Çili u ka thënë hetuesve se nuk ka dijeni për 700 mijë eurot apo apartamentet në Velipojë, të përmendura në hetime, si premtim i ndërtuesit Adil Aliko për shpëtimin e djalit nga burgimi i përjetshëm. (A2 Televizion)