Heqja e qeseve plastike, rektori i UBT Sallaku: Hap pozitiv me impakt të madh mjedisor

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2022, 13:23 | Aktualitet
Heqja e qeseve plastike, rektori i UBT Sallaku: Hap pozitiv me impakt të

Rikthimi i nismës për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në Shqipëri vlerësohet pozitivisht nga ekspertë dhe akademikë të fushës së mjedisit.

Qeveria solli për rishqyrtim në Kuvend disa ndryshime në ligjin për menaxhimin e mbetjeve, ku synohet të hiqen nga qarkullimi qeset plastike.

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku, gjithashtu profesor i Shkencave të Mjedisit, thotë se nisma është shumë e nevojshme dhe se zbatimi i saj nuk pret.

Sipas Sallakut, qeset renditen ndër shkaktarët madhorë të ndotjes.

Shqipëria përdor mesatarisht 3,2 miliardë qese plastike në vit, një pjesë e madhe e të cilave përfundojnë në lumenj dhe në det, duke u bërë ndër ndotësit kryesorë të mjedisit. (KENIA)

Rektori i Universiteti Bujqësor vë në dukje se edhe kostot shtesë që mund të rezultojnë nga ky ndryshim do të kompensohen nga efektet pozitive në mjedis dhe industritë e ndërlidhura.

Krahas përfitimit ekologjik dhe shëndetësor, qeveria parashikon që kjo masë të ulë kostot e pushtetit lokal për transportin dhe depozitimin e mbetjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos