Nismat e qeverisë për qeset plastike kanë dështuar disa herë

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2022, 13:19 | Aktualitet
Nismat e qeverisë për qeset plastike kanë dështuar disa

Qeveria është zotuar disa herë të heqë nga përdorimi qeset plastike, por pa rezultat. Nismat e deritanishme, ndonëse janë premtuar nga zyrtarë të lartë nuk janë konkretizuar.

Nisma për heqjen e qeseve plastike nga përdorimi në vend, nuk është e re.

Iniciativa u bë edhe më konkrete nën sloganin “Qesja e fundit”. Përmes kësaj iniciative synohej që Shqipërinë të kthehej në të parin vend në Europë pa qese plastike.

https://a2news.com/2022/02/06/heqja-e-qeseve-plastike-rektori-i-ubt-sallaku-hap-pozitiv-me-impakt-te-madh-mjedisor/

Dy vite më vonë, pas shumë afateve të shtyra e teksa nisma ishte mënjanuar, Kryeministri Rama do ta rihidhte për diskutim heqjen nga përdorimi të qeseve plastike.

Projektligji i vjetër, i cili rezulton të jetë ende në procedurë, vijon të endet sirtarëve të parlamentit. Pak ditë më parë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përmendi 1 qershorin si afatin e fundit të përdorimit të qeseve plastike.

Aktualisht në vend janë rreth 25 biznese që ushtrojnë aktivitetin e prodhimit të qeseve dhe numri total që prodhojnë është pothuajse 5 milionë copë në ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos