PD: Koncesioni i sterilizimit i ka marrë buxhetit 5 milionë euro më shumë

Nga A2 CNN
6 Janar 2020, 12:58 | Politikë
PD: Koncesioni i sterilizimit i ka marrë buxhetit 5 milionë euro

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, deklaroi se “prioriteti i Edi Ramës nuk janë pacientët, por pasurimi i paligjshëm”.

Sipas saj, “koncesioni 10-vjeçar i sterilizimit i ka marrë buxhetit rreth 5 milionë euro më shumë, duke u bazuar në kontratën korruptive të firmosur nga qeveria e Edi Ramës”.

“Koncesioni i sterilizimit të instrumentave kirurgjikalë, njësoj si ai i chek up-it apo ai i laboratorëve, përbën një nga provat më flagrante të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës. Koncesioni i sterilizimit është dëshmi se prioritet i Edi Ramës nuk janë pacientët, por pasurimi i paligjshëm, duke u fshehur pas identiteteve fasadë, të siguruar nga Ilir Beqja. Koncesioni i sterilizimit është vjedhje e hapur e një shërbimi që shteti mund ta kryente vetë me shumë më pak para’. Që kur nisi nga funksionimi, ky koncesion 10-vjeçar i ka marrë buxhetit rreth 5 milionë euro më shumë, duke u bazuar në kontratën korruptive të firmosur nga qeveria e Edi Ramës. Edhe urdhri për të kryer më pak operacione, nga ministria e shëndetësisë me justifikimin banal dhe abuziv se janë shteruar fondet është një tjetër rast i hapur abuziv për shpërdorimin e fondeve të shëndetësisë duke ua vënë ato në shërbim të PPP ve dhe koncensioneve, për të favorizuar hapur oligarkët në kurriz të shëndetit të qytetarëve”, tha Pampuri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos