
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur këtë të hënë grupin e punës për reformën zgjedhore, nga ku mësohet se kreu demokrat ka kërkuar që të finalizohet sa më parë propozimi i opozitës së bashkuar.
Burimet kanë bërë të ditur se Basha ka ritheksuar mungesën e vullnetit nga mazhoranca për miratimin e reformës, sipas rekomandimeve të ODIHR.
Në mbledhjen e fundit, Basha i la porosi të vetëve që brenda ditëve të para të janarit të finalizonin propozimet e tyre për reformën.
Deri më tani, PD ka kërkuar aplikimin e teknologjisë në zgjedhje dhe financimin 100 përqind të fushatave nga shteti. Sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhore, PD ende nuk është shprehur. (A2 Televizion)