Dy orë në SPAK, Sonila Qato pyetet për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2022, 15:35 | Aktualitet
Dy orë në SPAK, Sonila Qato pyetet për tenderin e rrugës

Për dy orë me radhë, ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, qëndroi këtë të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

E shoqëruar edhe nga avokati i saj Vladimir Meçi, Qato dha shpjegime për llogari të një hetimi të nisur nga SPAK për tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë: “Procedura e kallëzimit është procedura e Kardhiq-Delvinës. U njoftova për “shkelje të barazisë në tendera”. Dhashë detaje nga rrethanat e çështjes në dijeninë time”. 

Përveç cilësisë në të cilën dha deklarimet, Qato nuk ndau detaje të tyre: “Prokuroria është duke kryer veprimet e veta proceduriale. Unë mendoj që edhe shkaku i dorëheqjes sime në 2019 ka qenë pikërisht dhënia e mundësisë së prokurorisë për të dhënë drejtësi dhe për të nxjerrë të vërtetën në pah, kështu që, lejojeni prokurorinë, ashtu sikurse dhe unë, të bëjë punët e veta”.    

Procedura tenderuese për të cilën u mor në pyetje ish-drejtoresha e ARRSH, që më herët ka mbajtur edhe pozicionin e Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen, u vu nën lupën e SPAK pas një kallëzimi nga një prej shoqërive të skualifikuara, “Gjoka Konstruksion”, si edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Në raportin e tetorit të vitit 2019, KLSH konstatoi se në garën mes 6 operatorëve ekonomikë u skualifikuan 5 prej tyre, kur të pestë kishin bërë ofertë më të ulët se fituesi i tenderit. 
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos