
Kishte përshkuar gjithë Evropën për të gjetur vendin ideal për tu hedhur me parashutë duke praktikuar sportin e tij të preferuar.
Vendi ishte vërtet ideal, por fundi i Dominik Loyen, 50 vjeçar gjerman, ishte po aq i tmerrshëm.
Videoja shokuese që dëshmon sekondat e fundit të Loyen po bëjnë xhiron e rrjetit, në dramaticitetin e tij.
Pamjet tregojnë gjermanin së bashku me një shok të tij që po hidhen së bashku me parashutë në kepin e famshëm të Nazaresë, në Portugali.

Një vend përrallor, ndër pikat më të preferuara për dashamirësit e sporteve ekstreme si surfi në dallgë gjigande ose base jump, pra hedhja me parashutë në lartësi të ulëta.

Gjithçka duket sikur po shkon mirë kur papritur hapja e parashikuar e parashutës të Loyen nuk ndodh, trupi i tij bie në rënie të lirë për 100 metra dhe adrenalina e hedhjes transformohet në pikëllimin e humbjes të mikut.
Një ngjarje e tillë kishte ndodhur po në atë vend në vitin 2013. (A2 Televizion)