Hidhet në erë me tritol një hotel në Sarandë

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2023, 08:01 | Kronikë
Hidhet në erë me tritol një hotel në Sarandë

Një hotel i njohur në Sarandë është hedhur në erë mëngjesin sotëm. Nga të dhënat paraprake mësohet se i është vënë eksploziv duke e rrafshuar plotësisht, ndërsa janë dëmtuar pallatet përreth.

Hoteli ndodhej në qendër të qytetit dhe ishte në pronësi të Spiro Cabirit, ndërsa mësohet se ortakët kanë qenë në gjyq për pronësinë. Ai momentalisht ishte i mbyllur.

https://youtu.be/N2_uEZsHNaI

Paraprakisht ka  dyshime se hoteli është hedhur qëllimisht në erë nga njëri nga pronarët, të cilët janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe aktualisht ndodhen në proces gjyqësor në gjykatën e Sarandës.

Sipas policisë, personi që ka vendosur sasinë e tritolit ka pasur njohuri për shpërthime të kësaj natyre. Hoteli është në pronësi të Spiro Çabirit, por ky i fundit ka konflikt me një shtetas grek Dhimitër Evangjeliu.

Për sipërfaqen tokësore ku ndodhej hoteli kishin shfaqur interes firma të ndryshme, me qëllim ndërtimin e një pallati në këtë territor.

Sasia e tritolit paraprakisht dyshohet se është diku tek 5 kg, duke sjellë një shpërthim të fuqishëm që është dëgjuar në gjithë Sarandën. Ekspertë xhenierë janë thirrur nga Tirana për të bërë një vlerësim më të  saktë të sasisë së tritolit që është vendosur në kolonat e hotelit dhe nxjerrë mekanizmin e vendosjes së tritolit.

Sipas policisë personi që ka  vendosur tritolin besohet të ketë punuar për rreth 2 orë, duke bërë lidhjen e fijeve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/13/pamje-nga-hoteli-i-rrafshuar-ne-sarande/

A2 CNN Livestream

Latest Videos