
Tirana është përzgjedhur si fituese e titullit Qyteti Evropian i Sportit 2023. Lajmin e bëri të ditur Gjergj Ruli.
“Përshëndetje. Siç mund të jeni informuar, në 4 muajt e fundit Bashkia e Tiranës është angazhuar në përgatitjen e një aplikimi për marrjen e titullit Qytet Evropian i Sportit 2023. Në përgatitjen e dokumentit të aplikimit, kontributet e çmuara të Komitetit Olimpik Shqiptar, shumë sporte, federata, shoqata që operojnë në fushën e sportit, si dhe dhjetëra sportiste e sportistë të njohur që kanë nderuar Shqipërinë në garat kombëtare, rajonale, kontinentale dhe botërore. Aplikacioni i qytetit të Tiranës titullohet: SPRINTirana “Sporti si Promotor Rezistenca, Gjithëpërfshirja, Natyra dhe Transformimi". Duke ju falenderuar për të gjithë kontributin, idetë dhe mbështetjen që na keni ofruar gjatë përgatitjes së aplikacionit, kemi kënaqësinë t'ju njoftojmë se Tirana është përzgjedhur si fituese e titullit Qyteti Evropian i Sportit. 2023. Për të shijuar së bashku këtë lajm fantastik për sportin dhe qytetin, ju ftojmë në ceremoninë festive që do të organizohet në sheshin përballë Bashkisë së Tiranës, të hënën, më 7 nëntor, në orën 17:30”, bën me dije trajneri i atletikës, Gjergj Ruli. (A2 Televizion)