Rikthehet me fitore Briken Calja

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2022, 23:43 | Sporte të tjera
Rikthehet me fitore Briken Calja

Briken Calja iu rikthye fitoreve. Pas një periudhe të vështirë për shkak të problemeve shëndetësore, që i hoqi mundësinë garimit në Europianin e Tiranës, dhe kalvarit të gjatë për t’u rikuperuar, Calja është shpallur sot kampion në peshëngritje gjatë  Kupës së Shqipërisë.

“Para disa kohësh askush nuk e besonte të rikthehesha ashtu si sot, nga ku edhe rezultatet mjekësore ishin kundër meje dhe synimeve të mia, por përsëri vërtetova se gjaku dhe dëshira për të arritur më shumë nga vetja dhe për të qëndruar në maja janë më të mëdha.

https://www.instagram.com/p/CklqSgstwoi/

Kompeticioni i sotëm ishte një provë dhe një test mjaft i rëndësishëm për shkak të dëmtimit të pësuar dhe për shkak se vjen përpara Kampionatit Botëror ku synimet janë mjaft të qarta”, ishin fjalët e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos