Tajvani është bërë vendi i parë në Azi që legalizon martesat mes të njëjtës gjini. Vendimi erdhi pas aprovimit të një projektligji në Parlament.
Në 2017, gjykata kushtetuese e ishullit vendosi që çiftet gay kanë të drejtë të martohen ligjërisht. Parlamentit iu dha një afat 2 vjeçar për të aprovuar ndryshimet në kushtetutë.
Ligjvënësit debatuan 3 propozime të ndryshme dhe në fund kaloi projektligji i qeverisë, i cili konsiderohej versioni më i mirë.

Qindra mbështetës dhe aktivistë të komunitetit LGBT u mblodhën jashtë parlamentit dhe festuan në shi vendimin e parlamentit. Mes tyre pati dhe nga ata që u përlotën. Ndërkohë, kundërshtarët konservatorë u shprehën shumë të zemëruar me votimin. (A2 Televizion)