Holanda, hap të sigurt drejt kualifikimit në Europian

Nga A2 CNN
13 Tetor 2019, 20:13 | Futboll

Kombëtarja e Holandës ka vazhduar me paraqitjet pozitive në eliminatoret e Euro 2020, duke fituar këtë herë në transfertë 1-2 ndaj Bjellorusisë.

Një fitore mjaft e rëndësishme kjo për “tulipanët”, të cilët marrin kreu e grupit ku bën pjesë edhe Gjermania, me 15 pikë në 6 ndeshje të luajtura. Në këtë ndeshje për Holandën shkëlqeu Wijnaldum, i cili ishte autor i dy golave.

Më 16 nëntor, Holanda do të udhëtojë në Irlandën e Veriut ku do t’i mjaftonte edhe një barazim për të siguruar kualifikim në Euro 2020. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos