Kosovës i rikthehet ylli i skuadrës, Rashica: Humbja e Anglisë nuk i zbeh shanset tona

Nga A2 CNN
13 Tetor 2019, 19:11 | Futboll
Kosovës i rikthehet ylli i skuadrës, Rashica: Humbja e Anglisë

Kosova do të ndeshet mbrëmjen e së hënës në Prishtinë ndaj Malit të Zi, në një ndeshje mjaft të rëndësishëm për ecurinë e këtyre eliminatoreve.

Në këtë ndeshje, “Dardanët” do të ketë edhe një armë më shumë. Talenti i tyre, Milot Rashica, është kthyer nga dëmtimi dhe tashmë do të jetë i gatshëm për trajnerin në një sfidë kaq delikate.

Teksa foli në konferencën për shtyp para Malit të Zi, Rashica theksoi se fitorja e Anglisë ndaj Çekisë nuk i zbeh aspak shanset e Kosovës për kualifikim.

“Edhe pse ka humbur Anglia nuk i zbehë shanset tona. Ne kemi në plan vetëm fitoren ndaj Çeklisë”, ka thënë sulmuesi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos