
Gjigantët e Bayern shpëtohen për të dytën herë radhazi nga talenti i një 18- vjeçari pothuajse të panjohur deri më tani në sytë e opinionit sportiv.
Bëhet fjalë për sulmuesin holandez Joshua Zirkzee, i cili pas golit të fitores më Frajburgun pak ditë më parë, ka shënuar sërish golin vendimtar në minutën e ’90 të ndeshjes që Bayerni fitoi kundër Wolfsburgut.
Pas golit të holandezit të ri, Bayerni dyfishoi 2 minuta më vonë me Gnabry, ekzaktësisht si në ndeshjen me Frajburgun. Me fitore ne sotme Bayerni ngjitet në kuotën e 33 pikëve në vend të tretë.
Ndërkohë, marshimi i Lajpzigut në krye të klasifikimit nuk ndalon, me fitoren e sotme 3-1 kundër Augsburgut. (A2 Televizion)