Zyrtare, Ancelotti kthehet në Premier League

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2019, 12:52 | Futboll
Zyrtare, Ancelotti kthehet në Premier League

Mungonte vetëm zyrtarizimi dhe më në fund ka ardhur: Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Evertonit.

Ish-trajneri i Napolit ka firmosur një kontratë me skuadrën nga Liverpuli për 4 sezone e gjysmë.

“Everton ka kënaqësinë që të njoftojë se Carlo Ancelotti është menaxheri i ri i klubit. Një nga trajnerët më të suksesshëm në futboll, me 20 trofe në 4 shtete të ndryshme dhe 3 Champions League të fituara, ka firmosur një marrëveshje deri në vitin 2024”, lexohet në njoftimin e Evertonit.

Ancelotti ka qenë trajner i Chelsea në Premier League në periudhën 2009-2011, duke fituar një titull kampion, një FA Cup dhe një Community Shield. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos