
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka sqaruar lidhur me lajmin e publikuar në media ku thuhej se ajo ka paguar 700 euro për të qëndruar një natë në një hotel në Itali.
Gjonaj shprehet se fatura e publikuar në media nuk është vetëm për të, por për të gjithë stafin dhe se janë shpenzime për dy netë fjetjeje.
Ajo thotë se është e hapur ndaj çdo ankese të publikut dhe e vendosur për t’iu shërbyer qytetarëve. Më herët lidhur me këtë çështje reagoi dhe Kryeministri Rama. (A2 Televizion)