
Vijon normalizimi i shifrave të pandemisë në Kosovë. Në 24 orët e fundit, vetëm një person ka humbur betejën me Covid-19, ndërsa një ditë më parë nuk u raportua për asnjë humbje jete. Deri tani, që nga nisja e pandemisë, 616 persona kanë humbur jetën për shkak të koronavirusit atje.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike raportoi se gjatë 24 orëve të fundit ka kryer 528 testime, prej të cilave janë konfirmuar si pozitive vetëm 62 raste. Numri total i rasteve pozitive ka shkuar në 15270 raste, prej të cilëve 1754 janë ende aktivë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 85 pacientë, duke e çuar në 12900 numrin total të të shëruarve nga Covid-19. (A2 Televizion)