Hoxha: Basha ka fituar gjithmonë nga politika, e humbur është opozita, Çipa: PD në krizë

Nga A2 CNN
7 Mars 2022, 20:29 | Politikë
Hoxha: Basha ka fituar gjithmonë nga politika, e humbur është

“Basha ka fituar gjithmonë nga politika, e humbur është opozita që ka humbur 12 vite kohë, procese, standarde e afrim me BE”. Këtë përgjigje dha ish-nënkryetari i FRPD Lisandër Hoxha në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN, në lidhje me deklaratën e kreut demokrat që tha se nuk ka humbur asnjëherë në jetë.

Hoxha pranon anomalitë në zgjedhje por jo ato anomali për të cilat flet Basha. Ai thotë se është instaluar sistemi i patronazhistëve që ka deformuar demokracinë dhe intimidon votuesit.

“Kishte anomali por jo në karakterin e Bashës. Sistemi i patrozhanistëve është instaluar dhe vepron dhe e kam parë me sytë e mi në Durrës si vendoseshin tavolinat dhe identifikohej votuesi dhe shoqërohej drejt qendrës së votimit dhe komisioni brenda lexonte me zë të lartë duke bërë të mundur të identifikohej dhe t’u bëhej thirrje nëpunësve që të maksimizohej rezultati. Është kriminale të kesh këto të dhëna sensitive dhe menaxhohen nga ata që menaxhojnë kutitë e votimit në Shqipëri duke intimiduar votuesit. Duhet të shqetësohemi për Shqipërinë se është deformuar demokracia. Janë 100 mijë qytetarë që nuk i janë përgjigjur thirrjes së votimit. Jemi në kushtet e deformimit të demokracisë.

Për Hoxhën këto zgjedhje vërtetuan vetëm se kush është opozita e vërtetë.

“Prisja të fitonim shumë bashki se kishte frymë. Në Shkodër kishte pak gjasa për manipulim, në Durrës Ardian Muka fitonte me rezultat të thellë nëse do të ishte proces normal. Këto zgjedhje vërtetuan kush është opozita e vërtetë. Për herë të parë partia e Lul Bravës ka dalë forca e tretë”.

Për analistin Aleksandër Çipa rikthimi i Bashës me këtë gjuhë përballë foltores tregon krizën e PD-së dhe mungesën e reflektimit moral të tij.

“Është gjuhë politike dhe jo konkurruese e kandidatëve dhe platformave të tyre. Kanë munguar provat e reflektimit moral të Bashës. Kjo është krizë e PD”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos