Dy vajza të mitura janë dërguar në spital ditën e sotme pas një aksidenti rrugor që i ka përfshirë në Maliq.
Vajzat në fjalë, të moshës 9 dhe 14-vjeçare, po udhëtonin me biçikletë buzë rrugës kur u përplasën nga një mjet të tipit Volkswagen, të drejtuar nga shtetasi G.Zh.
Vajzat u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që forcat e rendit po punojnë për sqarimin e rrethanave. (A2 Televizion)