Plagosja e ish-kreut të PS në Vaun e Dejës, atentatorët e ndoqën me motor me targa angleze

Nga A2 CNN
9 Nëntor 2021, 15:45 | Kronikë
Plagosja e ish-kreut të PS në Vaun e Dejës, atentatorët e

Dy persona të cilët lëviznin me motor janë atentatorët e ish-kreut të Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, Nikolin Huba. Ngjarja u regjistrua rreth 2 muaj më parë, më 4 shtator të këtij viti ne afërsi të shkollës pyjore në Shkodër.

Të maskuar me kokore, doreza dhe xhupa të trashë, ata janë shfaqur në disa kamera sigurie duke ndjekur Hubën që lëvizte me një automjet Mercedes-Benz. Më pas ata kanë pritur deri sa 54-vjeçari të dilte nga një prej kafenetë e zonës. Pasi i afrohen dhe i dalin paralel në një distancë të afërt, autori i ulur në sediljen e pasme të motorit e qëllon me 2 plumba në këmbë.

https://a2news.com/2021/09/04/plagoset-ne-rrethana-te-paqarta-54-vjecari-ne-shkoder/

Nga ekzaminimi i pamjeve filmike hetuesit e Policisë së Shkodrës kanë dalë në përfundimin se autorët të dyshuar me pagesë nuk kanë pasur qëllim ta ekzekutojnë Hubën por vetëm ta plagosin. Për ngjarjen e cila ende vijon të jetë e pazbardhur, vetë 54-vjeçari tha se nuk e dinte se pse ishte qëlluar dhe se nuk ka konflikte me persona të tjerë, por policia dyshon për një mesazh ndaj ish-zyrtarit të Partisë Socialiste.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos