I burgosuri shqiptar vret grekun, të dy liroheshin për pak ditë

Nga A2 CNN
12 Prill 2019, 13:56 | Ballkani
I burgosuri shqiptar vret grekun, të dy liroheshin për pak ditë

Një i burgosur shqiptar goditi për vdekje një shtetas grek, në ambientet e qelisë që ata ndanin prej pak ditësh, pasi të dy do të linin ambientet e burgut.

Ngjarja ndodhi në burgun e Trikalasë, pas një sherri, kur shqiptari 55 vjeç qëlloi për vdekje të burgosurin grek 66-vjeçar.

Nga mediat greke mësohet se shqiptari ishte dënuar me 8 muaj burg për hyrje të paligjshme në Greqi dhe shumë shpejt do të lirohej, ndërsa 66-vjeçari grek ishte dënuar me 12 muaj burg për drogë edhe ishte në pritje të lirimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos