Ndalohet 72-vjeçari në Fier, dyshohet se ngacmoi dy vajza të mitura

Nga A2 CNN
23 Gusht 2022, 10:34 | Kronikë
Ndalohet 72-vjeçari në Fier, dyshohet se ngacmoi dy vajza të

Një 72-vjeçar është ndaluar nga policia e Fierit ditën e martë nën akuzën e kryerjes së veprave të turpshme me të mitur.

Ndalimi i shtetasit V.Sh. u bë i mundur pas kallëzimit të bërë në komisariatin e qytetit nga prindërit e dy vajzave.

Dyshohet se i moshuari ka kryer vepra të turpshme dhe ka ngacmuar seksualisht dy vajzat, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos