
Shoferi i një kamioni që do të transportonte 1.1 ton kanabis drejt Greqisë, u arrestua këtë të diel nga Policia e Mallakastrës, ku edhe banonte.
Qamil Muçaj, 46 vjeç, ishte shpallur në kërkim nga shkurti i vitit 2017, kur policia kufitare e Kakavijës arrestoi 2 doganierët që kishin lejuar kalimin e drogës pjesën shqiptare, por kanabisi u sekuestruar nga pala greke, e fshehur në pjesën e përparme të karrocerisë së kamionit.
Gjykata e Krimeve të Rënda e kishte dënuar vitin e kaluar me 7 vjet e 4 muaj burg dhe prej asaj kohe Muçaj ishte në kërkim. (A2 Televizion)