Shullazi padi Gjyqtares, pjesë e dosjes “Vollga”

Nga A2 CNN
24 Maj 2019, 18:27 | Kronikë
Shullazi padi Gjyqtares, pjesë e dosjes “Vollga”

Pas më shumë se 11 seancave të dështuara në apelin e krimeve të rënda, grupi i dosjes Shullazi deklarojnë se pengesë për zhvillimin e këtij procesi nuk janë ata por gjyqtarët.

Sipas tyre, gjyqtarja Saida Dollani duhet të përjashtohet pasi ka shpifur duke sajuar një kërcënim me jetë të bërë prej tyre si dhe gjyqtarja Valdete Hoxha ka qenë më parë pjesë e trupit gjykues në procesin “Vollga”. Me anë të një letër publike për mediat, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela, Blerim Shullazi, të paraburgosur në 313 si pjesë e një grupi kriminal kërkojnë përjashtimin e trupës gjykuese.

Ata nisin letrën duke sqaruar se “mbi tre vjet mbahen në burg dhe e vetmja gjë që kemi kërkuar nga Gjykata, ka qenë që ajo të zhvillojë një proces të paanshëm dhe objektiv, e pandikuar nga faktorë të tjerë dhe të marrë një vendim pa paragjykim, por të mbështetur vetëm ne provat e shqyrtuara në seancë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos