Të bashkëjetosh me protestat, gazi e kapsollat, shqetësime “normale” për banorët e bizneset

Nga A2 CNN
25 Maj 2019, 18:58 | Kronikë
Të bashkëjetosh me protestat, gazi e kapsollat, shqetësime

Gazi, tymi, zhurmat e kapsollave dhe thirrjet e turmës e të policisë janë kthyer tashmë në shqetësime të vazhdueshme për banorët dhe bizneset në krah të rrugës “George W Bush”.

Protestat e shpeshta të opozitës përpara Kuvendit, si edhe dhuna e trazirat që i shoqërojnë janë bërë tashmë normale.

Disa prej banorëve zgjedhin të largohen nga shtëpia gjatë zhvillimit të demonstrimeve, ndërsa për pjesën më të madhe zgjidhje e vetme mbetet mbyllja e grilave e dritareve.

Bizneset nga ana tjetër apelojnë për një zgjidhje sa më të shpejtë të krizës, që po jep një efekt negativ edhe tek ata. Disa mbyllin qepenat, por ka dhe nga ata që janë të detyruar të vazhdojnë punën për të paguar faturat. Pas protestës, dritaret rihapen, qepenat ngrihen sërish, trafiku zhbllokohet dhe jeta i rikthehet normalitetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos