
Arrestohet në Lezhë një 46-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, ku ishte dënuar me afro 12 burg.
Sikurse njoftohet, Ermir Lekstakaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi është dënuar për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", "Pjesëmarrje në grup kriminal ", "Plagosja", "Rrëmbim personi" dhe "Kundërshtim i punonjësit të Policisë ".
Arrestimi i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë. (A2 Televizion)