I dënuar në Itali për trafik droge, Prokuroria e Tiranës i sekuestron miliona euro pasuri Dritan Betit

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 10:08 | Kronikë
I dënuar në Itali për trafik droge, Prokuroria e Tiranës i

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka sekuestruar në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, një numër të madh pasurish me vlerë miliona euro, shtetasit Dritan Beti dhe personave të lidhur me të.

Sekuestrimi është bërë pas hetimit të kryer nga ku është arritur të vërtetohet se Dritan Beti është dënuar për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike në Itali, nga Gjykata e Ankonës.

Është arritur të zbulohen e më pas të sekuestrohen pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si apartamente, makina etj.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijon hetimet e mëtejshme në lidhje me rastin, por dhe për raste të tjera me qëllim kryerjen e veprimeve të duhura në hetimin e veprave penale që lidhen me pastrimin e parave dhe zbatimin e ligjit antimafia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos