
Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip Honda dhe një pasagjer të identifikuar si Luan Cenollari dhe Ali Bejo.
Shkak i këtij aksidenti dyshohet drejtimi në gjendje të dehur i drejtuesit të mjetit tip citroen Emirjan Doko, i cili mbeti i plagosur.
Burime pranë policisë thanë se Doko lëvizte tej normave të shpejtësisë, ka shkelur semaforin në kryqëzimin e 21 dhjetorit, ndërsa ka qenë në gjendje të dehur.
Ai u dërgua në spitalin e Traumës, ndërsa pas kontrollit në makinën e tij tip Citroen, policia gjeti dhe një pushkë. (A2 Televizion)