Një aksident i pazakontë ka ndodhur sot në mëngjes, rreth orës 08:10, në Shkozet, ku një automjet është përplasur me trenin që kalonte aty.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Asti Gogoli, aty ku mjeti i tipit Benz, i drejtuar nga një 51-vjeçar, është përplasur duke shkaktuar dëmtime që kanë nevojitur përkujdesjen e mjekëve, edhe pse personi ndodhet jashtë rrezikut për jetën .
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)