I dënuar nga drejtësia gjermane, kapet i shumëkërkuari

Nga A2 CNN
31 Janar 2023, 16:18 | Kronikë
I dënuar nga drejtësia gjermane, kapet i shumëkërkuari

Një shtetas kosovar, në kërkim nga autoritetet gjermane është arrestuar me qëllim ekstradimi në pikën kufitare të Morinit në Kukës.

Si rezultat i punës së koordinuar me shërbimet e Interpol Tirana është vënë në pranga 45-vjeçari Armend Morina nga Gjakova, për të cilin drejtësia gjermane kishte nxjerrë një urdhërarresti ndërkombëtar.

Gjykata e Wangen, me vendimin e datës 08.06.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 6 muaj burgi, për mashtrim dhe mbajtje e sendeve të vjedhura.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet gjermane, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos