I dënuar për dy vrasje të bëra në vitin 1998, ekstradohet nga Gjermania 56-vjeçari

Nga A2 CNN
8 Gusht 2019, 09:29 | Kronikë
I dënuar për dy vrasje të bëra në vitin 1998,

Një 56-vjeçar është ekstraduar në Shqipëri nga Gjermania, ku do të vuajë dënimin me 25 vite burg, pasi është shpallur fajtor për dy vrasje të kryera në vitin 1998.

Byniamin Hajro ka mbërritur në aeroportin e Rinasit nga Wiesbaden, ku edhe u bë i mundur arrestimi i tij nga Policia gjermane.

Hajro ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Me datë 17.04.2012, është vendosur rifillimi i hetimeve në lidhje me ngjarjen e datës 22.03.1998 ndodhur në Berat, ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E.P. dhe A.A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos