
“Në televizion në mbrëmje,
asgjë në prognozat e ditës për nesër për reshjet me breshër,
Nga ç’lloje resh nga ç’mot dimëror vijnë këto reshje as shi as borë?
E pakapshme nga asnjë stacion meteorologjik,
e di që si breshëri do të vish një ditë”
Me këtë poezi të tij "Dita Jonë" përkujton 16-vjetorin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit Vath Koreshi.
Sikundër ka shkruar Ismail Kadare, Vath Koreshi bënte pjesë tek ata krijues të heshtur, krijimtaria e të cilëve, kishte të bënte thjesht me letërsinë, një letërsi serioze e autentike, që ka qëndruar në kufijtë e një letërsie të ndershme.
Koreshi i papërsëritshëm, ka shkruar me penën e tij një pjesë të mirë të historisë së kinematografisë shqiptare, pasi për vite të tëra ai qe një ndër skenaristët më të zëshëm në industrinë e filmit në Kinostudion "Shqipëria e Re".
Prej dorës së tij janë shkruar skenarët e filmave “Agimet e stinës së madhe”, "Gjeneral Gramafoni", "Balada e Kurbinit", "Rrugë të bardha", “Porta Eva”, filma që edhe sot, janë të preferuar nga publiku shqiptar. (A2 Televizion)