Makina bie nga një lartësi e madhe në Krujë, 1 i vdekur e 2 të plagosur

Nga A2 CNN
17 Shtator 2019, 16:52 | Kronikë
Makina bie nga një lartësi e madhe në Krujë, 1 i vdekur e 2

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në fshatin Mafsheq të Krujës.

Mjeti me targa AA 658 BO doli nga rruga dhe ra nga një lartësi e madhe dhe për pasojë humbi jetën 52- vjeçari Q.B., të plagosur mbetën 32-vjeçari E.Z. dhe 56-vjeçari B.K.

Burime nga vendngjarje bëjnë me dije se pakujdesia e treguar nga ana e drejtuesit të mjetit dyshohet të jetë bërë shkak i ngjarjes së rëndë. Drejtuesi i mjetit ka tentuar të kalojë në një rrugë të vështirë, por mjeti është rrokullisur dhe ka rënë disa metra poshtë aksit nacional. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos