All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Një rus, ish-anëtar i ISIS, arrestohet në Tiranë për terrorizëm

Nga A2 CNN
12 Korrik 2019, 08:59 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Është vënë në pranga në Tiranë një shtetas rus i kërkuar për terrorizëm, arrestimi i të cilit është bërë me qëllim ekstradimin drejt Rusisë.

Personi i arrestuar është shtetasi Rasul Mislaev, 34 vjeç, lindur dhe banues në Norilsk, Rusi. Sipas policisë, ky shtetas ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhër - arrestin për këtë shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus.

All - Paragraf - 3

Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos