Mjeti del nga rruga në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjerja. Plagosen 3 persona

Nga A2 CNN
3 Prill 2022, 10:09 | Kronikë
Mjeti del nga rruga në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjerja.

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz.

Një 41-vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja 82-vjeçare, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerët e tjerë; një37 vjeçar dhe një i mitur.

Aktualisht të lënduarit ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:30, në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz, shtetasi A. B., 41 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, shtetasja Z. D., 82 vjeçe, si edhe janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët G. D., 37 vjeç; A. M. dhe B. M., të mitur, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj dalje nga rruga. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos