I moshuari pëson arrest kardiak sapo futet në det

Nga A2 CNN
31 Gusht 2023, 12:19 | Kronikë
I moshuari pëson arrest kardiak sapo futet në det

Një i moshuar ka humbur jetën pasi u fut në det. Ngjarja ndodhi te “Plazhi i Ri” i Vlorës, kur 78-vjeçari pësoi arrest kardiak sapo ka rënë në kontakt me ujin.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, shtetasi Sh. K., 78 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak sapo ka rënë në kontakt me ujin, te “Plazhi i ri”. 

Për pasojë, 78-vjeçari ka humbur jetën. 

Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos