I nxehti sapo ka filluar, çfarë sjell vera për shqiptarët?

Nga A2 CNN
12 Qershor 2019, 12:43 | Aktualitet
I nxehti sapo ka filluar, çfarë sjell vera për shqiptarët?

Qershori nisi me mot të freskët dhe shi ku në vetëm 3 ditë janë plotësuar rreth 80% e normave të reshjeve mujore. Megjithatë, shumë shpejt qershori solli mot të kthjellët dhe të nxehtë në Shqipëri.

Në vijim, ky muaj pritet të jetë i nxehtë dhe sipas zonave përkatëse temperaturat mesatare mujore do të jenë 3-4°C mbi vlerat tipike të një qershori normal. Më e ndjeshme nxehtësia pritet të jetë në zonat Lindore si Dibra, Mati, Librazhdi, Pogradeci dhe Korça ku jemi mësuar që edhe vera të jetë e freskët.

Edhe korriku 2019, sjell tablo termike të ngjashme me qershorin, ndërsa ka sinjale që gushti të sjellë temperatura më afër vlerave normale mujore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos