“I pajustifikueshëm indiferentizmi i Vetëvendosjes në fushatë”, Bytyçi: Kurti veproi si Mustafa

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 21:01 | Kosova
“I pajustifikueshëm indiferentizmi i Vetëvendosjes në

“Vetëvendosja nuk u angazhua në fushatë elektorale që të mobilizonte elektoratin e vet në këto zgjedhje”. Kështu u shpreh në studion e Debati në A2 CNN, historiani Enver Bytyçi, i cili e konsideron të pajustifikueshëm indiferentizmin e liderëve të Vetëvendosjes në këto zgjedhje.

“Isa Mustafa thoshte: “Unë e fitoj Prishtinën me duar në xhepa” dhe atë që mendonte Mustafa, bëri Kurti në këto zgjedhje. Ndoshta euforia, apo pakujdesia nuk di cili është shkaku, por fakt është që idiferentizmi i liderëve të Vetëvendosjes ka qenë i pajustifikueshëm në aktivizimin dhe pjesëmarrjen e tyre në fushatë”.

Duke vlerësuar figurën e Arben Vitisë si kandaturën më të mirë të përzgjedhur nga Vetëvendosja për Prishtinën, Bytyçi shprehet se opozita sendërtoi një taktikë shumë të suksesshme për ta goditur atë, duyke shfrytëzuar rritjen e infektimeve, por edhe përballja me kandidatin e LDK-së, sipas tij nuk ishte e lehtë.

“Vitia ishte figurë e zgjedhur pavarësisht se opozita sendërtoi një taktikë shumë të suksesshme për ta goditur Vitinë në mënyrë të rrufeshme, për shkak të rritjes së infektimeve me Covid dhe uli pritshmëritë e Vitisë për të fituar që në raundin e parë. Unë kujtoj qëndrimet e Vitisë në qeverinë e parë Kurti. Ai ka qenë një ndër ministrat më të suksesshëm në Kosovë dhe i pakrahasueshëm me asnjë poltikan tjetër në Kosovë. Unë mendoj që Vitia ka qenë kandidatura më e mirë e përzgjedhur nga VV dhe të mos harrojmë që kishte përballë Përparim Ramën, një arkitekt me çmime ndërkombëtare dhe nuk e kishte të lehtë konkurencën me një teknokrat shumë të aftë që paraqiti LDK”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos