Zgjedhjet në Kosovë, 14 persona të ndaluar

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 11:25 | Kosova
Zgjedhjet në Kosovë, 14 persona të ndaluar

14 persona u arrestuan gjatë zgjedhjeve të 17 tetorit në Kosovë. Sipas prokurorit të shtetit ata dyshohen për dhënie ose marrje të ryshfetit në lidhje me votimin, falsifikim të rezultateve, pengim të procesit si dhe për veprën cenim i fshehtësisë së votimit.

Personat e ndaluar janë nga komuna e Kllokotit, Suharekës, Skenderajt, Malishevës dhe Fushë Kosovës.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rreth 43 përqind e qytetarëve kanë votuar në zgjedhje lokale, 0.5 perqind më pak se në 2017. 166 kandidatë garuan për kryetarë në 38 komuna, ndërsa në garën për asamblenë komunale u certifikuan mbi 5 mijë kandidatë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos