“Kosova, shkollë në rajon për menaxhimin e fushatës dhe procesit zgjedhor”

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 20:20 | Kosova
“Kosova, shkollë në rajon për menaxhimin e fushatës

Historiani Enver Bytyçi, i ftuar në emisionin “Debat” nga Alba Alishani, deklaroi se e rëndësishme në zgjedhjet vendore që u zhvilluan në Kosovë ishte fakti që u zhvilluan sërish zgjedhje të lira dhe të ndershme.

https://a2news.com/2021/10/18/zgjedhjet-lokale-ne-kosove-nurellari-opozita-rimekembet-vetevendosja-ndeshkohet/

“Rezultati i padiskutueshëm do të jetë ai i raundit të dytë, por edhe rezultati i djeshëm është indicie që tregon për një prirje të caktuar të elektoratit në Kosovë. E rëndësishme është që Kosova zhvilloi sërish zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke u bërë shkollë në rajon për menaxhimin në tërësi të fushatës dhe procesit zgjedhor. Kosova, më shumë se kushdo tjetër në rajon, duhet të tregojë aspektin shtetformues”, deklaroi Bytyçi.

https://a2news.com/2021/10/18/i-pajustifikueshem-indiferentizmi-i-vetevendosjes-ne-fushate-bytyci-kurti-veproi-si-mustafa/

Sipas tij, “qytetarët e Kosovës votuan për një balancë dhe diferenca nga partia e parë në partinë e tretë është 2-3%”.

“Elektorati po kërkon që partitë politike në qeverisje ose opozitë, të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për interesat e Kosovës”, theksoi Bytyçi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/18/zgjedhjet-vendore-ne-kosove-dugolli-partite-opozitare-po-e-keqinterpretojne-procesin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos