Zgjedhjet lokale në Kosovë, Nurellari: Opozita rimëkëmbet, Vetëvendosja ndëshkohet

Nga A2 CNN
18 Tetor 2021, 20:36 | Kosova
Zgjedhjet lokale në Kosovë, Nurellari: Opozita rimëkëmbet,

21 komuna nga 38 komuna në Kosovë nuk i besuan asnjë kandidati në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Në këndvështrimin e anëtarit të kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, kjo ishte një shuplakë për Vetëvendosjen dhe një rimëkëmbje për opozitën. Në studion e “Debatit me Alba Alishanin” në A2 CNN, ai tha se Vetëvendosja ka përgjysmuar votat e marra në zgjedhjet e përgjithshme për shkak të keqmenaxhimit qeverisës, mungesës së vizionit dhe mungesës arritjeve.

“Vetëvendosja ka përgjysmuar votat e marra në 14 shkurt. Kjo ishte një shuplakë për Vetëvendosjen, për shkak të mungesës së planeve dhe vizionit, si edhe skandaleve që janë manifestuar. Kjo ishte një faturë e Vetëvendosjes për zhgënjimin në nivel lokal” .

I vetmi interpretim i kësaj vote, që shikon Nurellari, ku Vetëvendosja rezulton në balotazh dhe në asnjë komunë fituese, është zhgënjimi në nivel lokal për këtë parti. Sipas tij opozita po rimëkëmbet ndjeshëm.

“Shohim që ka një rimëkëmbje të opozitës si LDK që po merr një pjesë  të mrië të votave, rimëkëmbje të PDK së Kosovës që ka 4 komuna ku nuk ka nevojë për balotazh dhe garon bindshëm në disa komuna, dhe rimëkëmbje të ndjeshme të AAK. Opozita po rimëkëmbet dhe pushteti po ndëshkohet, për mungesë arritjesh dhe menaxhim që linte për të dëshiruar në pandemi. Shfryrje e tollumbaces së VV. Kemi një përgjysmim të asaj vote dhe nuk ka si të interpretohet ndryshe. Një zhgënjim dhe shfryrje e tollumbaces populiste të Vetëvendosjes”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos